KURA POPULLORE PËR TRAJTIMIN E INFEKSIONEVE VAGINALE

loading...

Pothuajse të gjitha femrat janë përballur qoftë dhe një herë me simptomat e infeksionit vaginal. Përveç trajtimeve mjekësore, ka dhe shumë kura popullore që funksionojnë njëlloj, pra, luftojnë infeksionet në mënyra natyrale dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Çaj rozmarine

Çaji i rozmarinës është shumë i dobishëm për trajtimin e kruarjeve dhe djegieve vaginale. Mund ta përdorni për larjen e pjesës intime ose ta konsumoni në vend të çajit. Në 1 gotë me ujë të zier shtoni 1 lugë gjelle rozmarinë të tharë. Lereni reth 10 minuta pa e prekur, kullojeni, dhe pastaj konsumojeni.

Vajra esencialë

Vaji i pemës së çajit është i shkëlqyer për luftimin e mykut vaginal. Aplikoni disa pika në tampon dhe lereni të veprojë për 3 orë rresht. Tea tee oil është shumë i njohur për shërimin e plagëve, gërvishtjeve, pickimeve etj., etj. Gjithashtu, ndryshon pengesat kimike të lëkurës, lufton mykjen e thonjve, kruarjet e gishtave si dhe minimizon kohëzgjatjen e infeksioneve vaginale.

Vaj rigoni

Vaji i rigonit mund të përhapet në sipërfaqen delikate, por, më parë duhet të siguroheni që është mjaft i holluar, ose mund ta merrni nga goja në formë kapsule dy herë në ditë. Studimet kanë treguar se vaji i rigonit ka aftësinë të luftojë shumë infeksione si: Asperigillus, Staphylococcus etj. Rigoni është aq i fuqishëm sa mund të trajtojë akoma dhe salmonelën apo bakterien E coli.

Hudhra

Konsumoni më shumë hudhra nëse vuani nga infeksionet vaginale. Mundësia e dytë është të përgatisni një tip paste/pureje dhe ta aplikoni në pjesën e infektuar. Për efekte më të mira, brenda puresë shtoni disa pika vitamine E dhe pakëz vaj kokosi.

Uthull molle

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të 1 filxhan çaj uthull molle (organike), pastaj zhytuni brenda dhe qëndroni rreth 15 minuta.albstroka-blog-facebook-kura-popullore-per-trajtimin-e-infeksioneve-vaginale-lorena-stroka-shkrime-gazetare

loading...

loading...