Kura natyrale për të hequr shenjat e mbetura nga lindja!

loading...

Strijat janë vija të bardha ose të kuqe që shfaqen në lëkurë kur shtoni peshë menjëherë ose dobësoheni, pas shtatzënisë ose kur trupi zgjatet shumë gjatë adoleshencës. Për shumicën e femrave këto shenja janë mjaft bezdisëse, pasi e kanë të pamundur të dalin në plazh me rroba banjo. Meqë po afron edhe vera, duhet t’i dini këto kura natyrale për t’i hequr këto shenja bezdisëse.

Lëngu i limonit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit dhe vetive të tij zbardhuese, lëngu i limonit mund të konsiderohet si një nga kurat më efektive më të hequr strijat.

Përgatitja:

Prisni një limon, shtrydhni lëngun dhe aplikojeni direkt tek pjesa e lëkurës ku keni strija. Lëreni ashtu për 10 minuta dhe shpëlajeni pastaj me pak ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në ditë.

Vaji i perimeve

Ka një arsye përse gratë indiane bëjnë masazh me vajra të ndryshme (vaji i kastorit, i ullirit ose vaji i zakonshëm për perime), pas lindjes së fëmijëve. Këto vajra mund të hidratojnë lëkurën dhe të heqin rrudhat dhe strijat.

Përgatitja:

Ngroheni pak vajin (vajin e ullirit, kokosit etj) dhe masazhoni me të pjesët e lëkurës ku janë formuar strijat para se të bini të flini. Lahuni në mëngjes me sapun dhe ujë të ngrohtë.

E bardha e vezës

E bardha e vezës është një tjetër send në kuzhinë që ju ndihmon të hiqni strijat. Veza është e pasur me proteina, të cilat janë shumë të dobishme për eliminimin e sprijave.

Përgatitja:

Vendosni në një enë të bardhat e dy vezëve, aplikojini ato tek pjesët e lëkurës ku janë shfaqur strija. Sapo e bardha e vezës të thahet, shpëlajeni atë me ujë dhe më pas zbuteni lëkurën me pak vaj ulliri. Patatja Lëngu i patates përmban vitamina dhe minerale që nxisin rritjen dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Përgatitja:

Prisni një gjysmë patateje në feta të holla. Merrini ato dhe mbuloni të gjithë pjesët ku janë formuar strijat Lëreni lëngun e patates të thahet për pak kohë dhe pastaj lajeni atë me ujë të vakët.

loading...

loading...