Kura natyrale për migrenën

MIGRENA
Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit janë njohur që në kohët e hershme, kur ky produkt përdorej gjerësisht nga kinezët e lashtë.

Xhenxhefilli është i pasur me kalium dhe mangan, të cilët ndihmojnë shumë zemrën, por gjithashtu forcojnë imunitetin, mbrojnë flokët, thonjtë lëkurën etj.

Një studim i fundit, i publikuar në Phytotherapy Research, tregon se xhenxhefilli është shumë i mirë edhe për kurimin e migrenës.

Ju nevojiten dy rrënjë të freskëta xhenxhefilli, tri gota ujë, gjysmë limoni dhe pak mjaltë i papërpunuar.

Grijeni xhenxhefillin duke e përzierë me përbërësit e tjerë dhe ilaçi për dhimbjet e kokës është gati.xhenxhefill