Kur xhelozia nuk njeh kufi…Ja çfarë i bën gruaja burrit të saj në pushime! (Foto)

Korie Heyward nga Bristoli i Anglisë, e la bashkëshortin Jake Tolliver të shkonte në pushim me shokët në Malia të Greqisë. Por, me një kusht.

Nëna e një fëmijë e detyroi burrin të vishte një bluzë, ku ajo shihej së bashku me të bijën. Në të ishte mbishkrimi që tregon se ai nuk është beqar.

“Nëse mund ta lexoni këtë, atëherë jeni shumë afër ndaj ju lus të largoheni”, shkruan në bluzë, ku është fotografia e saj.

Në anën tjetër është imazhi saj së bashku me vajzën e vogël, për të treguar që ai është edhe prind.

“I dua vajzat e mia, i urrej të gjitha vajzat në Malia”, shkruan po ashtu aty.