Kur Thaçi fliste kundër UÇK-së (VIDEO)

Edhe pse Menduh Thaçi përmend sot nëpër mitingje si mosrealizim nga BDI-ja statusin e UÇK-së, ai ka patur tjetër mendim për UÇK-në më 2001″>2001.

Në këtë vit, kur PDSH-ja ishte në qeveri dhe Thaçi nënkryetar i partisë, ai bënte thirrje që shteti i Maqedonisë të përdorë dhunën mbi kryengritësit shqiptarë.

“Ekzistojnë dy metoda për t’u ballafaquar me situatën në kufirin verior të Maqedonisë. Njëra është përdorimi i të gjitha ndikimeve dhe mjeteve politike, kurse tjetra është se çdo shtet dhe çdo qeveri, doemos në fund duhet të demonstrojë pushtetin në territorin e vet”, deklaronte Menduh Thaçi më 28 shkurt 2011.

Në këtë mënyrë, Thaçi i ka shërbyer pushtetit maqedonas për të nsiur luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.