Kur rrufeja godet avionin

loading...

loading...
Thonë që rrufeja nuk godet dy herë në të njëjtin vend…të paktën në tokë.

Kundërshembulli mbërrin nga historia e pasagjerëve të fluturimit Amsterdam-Birmingam, të cilët u bënë dëshmitarë të goditjes plot 3 herë prej rrufeve të avionit të tyre, pak minuta para se të ulej me sukses në aeroportin e Birmingamit në Angli.

Dy prej goditjeve janë dokumentuar nga toka, kur një i apasionuar pas fotografisë ka parë në qiell avionin mes një vorbulle resh.

“Dëgjuam një zhurmë të fuqishme dhe pak lëkundje të lehta. Më pas dëgjuam një tjetër zhurmë dhe pak sekonda pas saj, një tjetër. U trembëm që të gjithë dhe kërkonim të dinim se cfarë po ndodhte”, thotë një pasagjer i avionit.

Kureshtja e gjithë pasagjerëve u shua nga vetë kapiteni i avionit, që pasi u sigurua se ishte jashtë vorbullës së reve të xhindosura, u komunikoi me ftohtësinë më të madhe ngjarjen.

“Zonja dhe zotërinj, sic mund ta keni vënë re tashmë, avioni ynë u godit nga rrufeja”.

loading...