Kur një miliarder vendos të sulmojë kapitalizmin…

mili

Miliarderi Bill Gates ka kritikuar kapitalizmin duke thënë se fondet shkojnë kryesisht për çështje që shqetësojnë të pasurit, sesa për epidemi që po shkatërrojnë të varfrit,transmeton tema.

Themeluesi i Microsoft po fliste në një konferencë për përpjekjet e tij për të luftuar malarien, kur tha se vaksina kundër kësaj sëmundje nuk merr financime.

“Por nëse bëhet fjalë për fonde në kërkim të ilaçit për të zhdukur tullacllëkun, atëherë e ke të sigurt financimin,” tha ai.

Hipokrizia është se Gates ka vendosur që të dalë kundër një sistemi, që e ka ndihmuar atë që të bëhet njeriu më i pasur në botë dikur.

Pasuria e tij është 67 miliardë dollarë dhe Gates bashkë me të shoqen, Melinda, i janë dedikuar operacioneve filantropike, që kur ai hoqi dorë nga funksionet drejtuese në kompani.

Edhe të tjerë miliarderë si Richard Brenson, George Lucas, Warren Buffett dhe George Soros kanë akuzuar kapitalizmin se po krijon pabarazi./fish media