Kur hajni vjedh hajnin [VIDEO]

loading...

24987__hajni.jpg

loading...
Një hajn nga Sao Paolo, Brazil, mbeti edhe pa veturën e tij dhe pa paratë që kishte vjedhur nga një barnatore. Ai parkoi veturën e tij dhe hyri në një barnatore për ta grabitur, mirëpo përderisa ai kryente vjedhjen, një hajn tjetër ia vjedhë veturën dhe ik.

Për tu vërtetuar se ishte dita e tij më keqe në jetë, ai përderisa kërkonte veturën e tij, një hajn tjetër ia merr edhe paratë që ai kishte vjedhur nga barnatorja.

Kështu hajnit i shkoi “puna dhe mundi” huq, dhe mbeti edhe pa veturën e tij edhe pa paratë që i kishte vjedhur.

loading...