Kur ‘godet’ feministja shkupjane Vlera Gjakova (FOTO)

10574725_519892074810220_1866817359_n_953302823


Nëse futeni në faqen zyrtare në Twitter të Vlera Gjakovës, përpos debateve direkte me ndjekësit e saj nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Evropa dhe Perëndimi, mund të vëreni se shumica e postimeve të saja japin mesazh dhe analiza feministe.

Përpos profesionit të saj si zëdhënëse në EVN – Maqedoni, Gjakova gjatë gjithë kohës në Twitter mirret me dimensionin e problematikës dhe rrolin gjinor të shoqërisë ballkanike dhe evropiane, ku disa prej mesazheve të saja përmbajnë dhe natyrë radikale.

Gjatë ditës së sotshme, siç duket Vlera Gjakova është përballur me një person i cili ka kundërshtuar hapur qasjen e saj ndaj postimeve që i bën për feminizmin!

Debati vazhdon në dritaren e saj, ku në njërën prej postimeve Gjakova shkruan:

“Fantazia yte maskiliste po vazhdon me prodhu tipologji (jo)njerëzore! Si matet zotësia? Si matet cilësia?

Kjo nuk është hera e parë që Vlera shprehë hapur mendimet e saja për feminizmin dhe çështjet e ndërlidhura me këtë temë. Në shumicën e opinioneve, ajo bën analizë të thellë për gjininë femër, ku ka shprehur se si presioni i madh poltik dhe okonomik, nga një shoqëri neoliberale, nuk po lejon femrën të gjykojë rrugën e saj, e cila është më se e nevojshme për zhvillimin e një shoqërie me të drejta të barabarta. Kemi padyshim edhe opinionin më të lexuar për këngëtaren Tuna Sejdi, e cila u mirëprit me shumë kritika të adresuara për Vlerën dhe Tunën.

Kësaj rradhe, Vlera Gjakova ka zgjedhur një rrugë krejtësisht tjetër për të shprehur mendimet e saja për feminizmin.  Nuk do të ishte çudi poqëse një ditë do ta shohim Gjakovën në ndonjë levizje për barazi gjinore.