Kur duhet të ushtrojmë e kur jo, kur kemi dhimbje të shpinës?

loading...

shpina

loading...

Zgjatjet dhe forcimi i muskujve janë mënyra më e mirë e evitimit të ndonjë sulmi të radhës në pjesën e poshtme të shpinës.

Katër nga pesë individ të paktën një herë në jetë përjetojnë dhimbje të kësaj natyre. Duke marrë parasysh problemet të cilat janë të ndërlidhura me këtë lloj dhimbjeje, atëherë shfaqja e simptomave të saj në këtë pjesë të trupit është një gjë pozitive pasi që na tregon se është koha për të ndërmarrë diçka për ta evituar rrezikun e mëtejshëm, posaçërisht për ata individ të cilët nuk janë fizikisht aktiv.

Sido që të jetë, është me rëndësi të kuptojmë se ushtrimet e rregullta mund edhe mos ta eliminojnë dhimbjen e fund shpinës, por janë mjet shumë i rëndësishëm që të paktën ajo të shfaqet më rrallë.

Kur nuk duhet të ushtrojmë?

Nëse gjurmët e dhimbjes mbesin vetëm në shpinë atëherë duhet t’i qasemi ushtrimeve shumë kujdesshëm. Një shenjë paralajmëruese e problemeve të ndërlidhura me shpinën është ishiasi ose dhimbja e cila fillon nga pjesa e poshtme e shpinës e deri tek këmbët. Kjo dhimbje mund të shoqërohet nga ndjenja se kemi therje të lehta në gjymtyrë. Nëse keni ishias mos i filloni ushtrimet pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Më poshtë mund t’i gjeni disa forma të tjera më pak të zakonshme, të cilat nëse paraqiten, nuk duhet kurrsesi t’i filloni ushtrimet janë:

·         Dhimbja e fund shpinës me temperaturë

·         Dhimbja e cila nuk përmirësohet por përkeqësohet

·         Mpirje e ijeve

·         Humbja e kontrollit ndaj fshikëzës dhe zorrëve

·         Lodhje e këmbëve

·         Paaftësia për të gjetur një pozicion të përshtatshëm për të qëndruar apo fjetur

Kur t’i fillojmë ushtrimet?

Kur dhimbjet e shpinës janë të ashpra qëndroni në këmbë dhe ecni vërdallë sa më shumë që është e mundur. Hulumtimet kanë treguar se kur kemi dhimbje akute të fund shpinës, qëndrimi në shtrat për periudha të gjata nuk është gjë e mirë por në anën tjetër as zgjatjet dhe ushtrimet e forcës. Gjatë kësaj periudhe tentoni që sa më parë t’ju ktheheni aktiviteteve normale ditore tuaja, por evitoni lëvizjet të cilat shkaktojnë stress në pjesën fundore të shpinës siç janë, përkuljet, vrapimi apo largimi i borës.

Kur dhimbjet e shpinës lehtësohen ose largohen plotësisht filloni ngadalë ushtrime të lehta për zgjatje dhe forcim të muskujve – sidomos të muskujve të cilët e rrethojnë pjesën lumbale (të poshtme) të shpinës. Kështu, muskujt e fortë dhe fleksibil kanë më pak gjasa që të lëndohen.

Studimet e deritanishme ende nuk kanë arritur ta gjejnë intensitetin e duhur të ushtrimeve pasi që dallimi mes secilit individ është shumë i madh dhe arsyet e shfaqjes së këtij problemi janë multi-faktoriale. Megjithatë, ata të cilët ushtrojnë rregullisht, në krahasim me ata të cilët nuk ushtrojnë, kanë tendencë për të pasur më pak probleme të këtij lloji.

loading...