Kur do të martohen Brad Pitt dhe Angelina Jolie?

533c34780c408

Brad Pitt, fitues i çmimit Oscar me filmin “12 vjet skllav”, duket se nuk di të pushojë kurrë. Është raportuar se aktori 50-vjeçar është në bisedime për të bërë një film tjetër ngjarjet, e të cilit janë të fokusuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky projekt i ri i Brad Pitt, vjen vetëm disa muaj pasi ka përfunduar filmin, “Nazi saga Fury”. Më gjithë këto angazhime profesionale, duket se aktori i famshëm nuk ka shumë kohë për të fejuarën e tij Angelina Jolie, dhe aq më pak për të organizuar një dasmë. Ngjarja e madhe e çiftit që janë prindër të gjashtë fëmijëve natyralë dhe të birësuar është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së shtypit rozë si dhe shumë e përfolur nga të gjithë.