Kupa e Mbretit, Reali dhe Sevilla në gjysmëfinale – VIDEO

loading...

benzema

loading...
Në Spanjë, edhe pse e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, Real Madrid barazoi 1-1 me Valencian në “Mestaja”, por falë fitores 2-0 të një jave më parë arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Madrilenët e drejtuar nga Mourinjo shënuan në fundin e pjesës së parë, me Benzema-në, ndërkohë që në fillimin e së dytës Koentrao u ndëshkua me të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Duke përfituar nga epërsia numerike, Valencia barazoi shumë shpejt rezultatin, por nuk mundi të shënojë gola të tjerë, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.

Iker Casillas shpreson që të jetë i disponueshëm për Real Madridin, pas dëmtimin në gisht në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Valencias. Gjithsesi portieri spanjoll nuk e di sa i rëndë mund të jetë dëmtimi. “E ndjeva menjëherë që diçka nuk po shkonte mirë, pasi filloja që të ndjeja pak dhimbje. Doktori për momentin nuk dëshiron të dalë në përfundime të parakohëshme. Ai pa diçka që nuk i pëlqeu dhe për këtë do të duhet të duhet të bëj analiza të tjera më të hollësishme. Shpresoj që rezultatet të dalin pozitive” tha në faqen zyrtare të klubit Casillas.

Entuziazmin e humbur në kampionat, Sevilla e gjen në Kupën e Mbretit. Skuadra andaluziane zhvilloi një ndeshje pa shumë histori në “Ramon Sanchez Pizjuan” ku realizoi poker golash ndaj Real Zaragozzas, duke zhvlerësuar atë barazim 0-0 të takimit të parë të çerekfinales. Djemtë e Unai Emery përfituan edhe nga inferioriteti i kundërshtarit sepse miqtë u ndëshkuan me nga një karton të kuq në çdo pjesë duke mos bërë rezistencë. Serinë e golave e hapi Negredo në minutën e 36-të, ndërsa Rakitic dyfishoi në minutën e dytë të shtesës. Ishte sërish Negredoo që kaloi topin në rrjetë në minutën e 67-të, ndërsa në sekondat shtesë Manu sigloi golin e katërt. Në gjysmëfinale, Sevilla pret një prej skuadrave të çiftit, Atletico Madrid-Real Betis.


Valencia 1-1 Real Madrid (Copa del Rey)


Copa Del Rey Valencia 1 Real Madrid 1 by acosart

Sevilla 4-0 Zaragoza (Copa del Rey)

Sevilla 4-0 Zaragoza (Copa Del Rey) by 2013fasthighlights

loading...