Kupa e Mbretit, Real – Barcelona dhurojnë spektakël – VIDEO

1359582896_extras_mosaico_noticia_2_g_0

Reali I Madridit dhe Barcelona dhuruan një tjetër mbrëmje magjike në futboll në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit, që u zhvillua në Santiago Bernabeu. Si në cdo El Klasiko u fol vetëm me gjuhën e spektaklit, që u reflektua me emocione të mëdha deri në sekondën e fundit të kësaj superpërballje, që përfundoi në barazim 1-1, duke lënë gjithcka të hapur në El Klasikon e Kthimit.

Zhoze Mourinjo, I cili I beson rolin e titullarit portierit të sapablerë Diego Lopez, I beson befasisë që në minutat e para, madje në sekondën e 46 Kristiano Ronaldo shpërthen nga e majta për t’u ndalur në mënyrë të parregullt nga Zherard Pike. Sulmueve të njëpasnjëshme të Los Blankos katalanasit u kundërpërgjigjen me një veprim fantastik të Andres Iniestës, që nxjerr të vetëm përballë Lopez Zhordi Albën, por mbrojtësi I majtë nuk arrin të koordinohet si duhet. Rasti më I pastër I kësaj pjesë I përket minutës së 24, pas n jë gabimi të rëndë të Karvajos, por goditja e Cavi Hernandez ndërpritet mrekullisht nga Varane. Reali kundërtpërgjigjet fillimisht me Benzema dhe më pas me Kajenon, pasimi I të cilit për Benzema devijohet mrekullisht nga Dani Albvesh.

Pasi vuajti shumë gjatë pjesës së parë, Barcelona u shfaq cinike vetëm pak minuta nga starti I së dytës. Sesk Fabregas përfiton nga një rreshtim I gabuar I mbrojtjes, duke mos I dhënë asnjë shans portierit Diego Lopez. Përpiqet të kundërpërgjigjet Reali, që I afrohet goplit me Ronaldon, I cili në vrapim e siper përfundon në rrjetë, por jo topi. 10 minuta pas këtij moment Fabregas qeth shtyllën, ndëra në kundërsulmin pasardhës të Barcelonës Pedro I vetëm përballë Lopez nuk gjen kuadratit. Barcelona shopërdoron shumë dhe si gjithmonë në këto raste hyn në fuqi ligji I futbollit, po nuk shënove e pëson. Në minutën e 81 pas një krosimi të Ozëll Varan kërcen fuqishëm me kokë, ndërsa tentativa e Pintos për ta ndalur topin nuk ka sukses. Tashmë Reali beson se mund ta kthejë ndeshjen, por rastin më të pastër e ka sërish Barcelona, me Zhordi Albën, por Diego Lope tregon se e meriton bluzën Los Blankos. Me gjithë përpjekjet mbinjerëzore të Realit për ta fituar këtë superpërballje, gjithcka mbylllet barazim. Skena e spektaklit do të spostohet nga Santiago Bernabeu në Kamp Nou, aty ku më 27 shkurt do të luhet akti I dytë I gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.