Kupa e Mbretit, “El Clasico” në gjysmëfinale – VIDEO

barca

Rikthehet Barcelona. Pas rezultateve negative së fundi, barazim në shtëpi me Malaga-n dhe humbja e parë sezonale me Real Sociedad, “blaugranat” rigjejnë vetveten në Kupën e Mbretit. Skuadra e Vilanova-s, ky i fundit mungonte dhe ishte i zëvendësuar nga Roura, fiton 4-2 ndaj Malaga-s me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes, ndërkohë që do të diskutojë gjysmëfinalen kundër Real Madrid-it të Jose Mourinho-s, që të mërkurën eliminoi Valencia-n.

Ndeshja e parë më 30 janar, të mërkurën e ardhshme, ndërsa ajo e kthimit më 26-27 shkurt. Skuadra e Pellegrini-t luftoi deri në fund, duke iu përgjigjur dy herë katalanasve, por u desh të dorëzoheshin pas golave të Iniesta-s dhe Messi-t. Golat e tjerë u shënuan nga Pedro, pas krosimit të Dani Alvesh nga e djathta, barazon Joaquin, ish-lojtar i Valencia-s pas asistit të Duda-s. Messi dështon në dy raste tek për tek me portierin Kameni, ndërsa Iniesta goditi traversën, pas një aksioni qendror, dhe pjesa e parë 1-1.

Në të dytën shfaqet Pique, i cili përfiton nga krosimi i Iniesta-s, e kontrollon topin dhe shënon. Mënyra më e mirë për të festuar lindjen e Milan-it, djalit të sjellë në jetë pak ditë më parë nga Shakira. Por, Santa Cruz barazon sërish, edhe pse më tej nuk mundet të ndalet “furia” e të zakonshmëve: Andres Iniesta, pas asistit të Fabregas, dhe Leo Messi, pas krosimit të Alves.

Ne gjysmëfinale u kualifikua dhe Atletico Madrid qe barazoi 1-1 me Betisin, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e pare. Sfida tjetër gjysmëfinaliste do të luhet mes Atletico Madrid dhe Sevilla-s.

Malaga 2-4 Barcelona (Copa del Rey)

Copa Del Rey Málaga 2 Barcelona 4 by acosart

Betis 1-1 Atl. Madrid (Copa del Rey)

Copa Del Rey Betis 1 Atlético de Madrid 1 by acosart