Kunata masakron me thikë 25-vjeçarin

loading...

Thika1

loading...
Një 25- vjeçar është plagosur me thikë nga kunata e tij në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një debati që i riu ka pasur me të fejuarën për shkaqe xhelozie.

E dyshuara është Albina Topalli, 18 vjeç, motra e të fejuarës së Andrea Lumanit, personi që mbeti i plagosur.

Konflikti ka nisur pasi ai është kthyer vonë në shtëpi dhe i plagosuri është shprehur se është sulmuar nga të dyja motrat, e fejuara e tij Marinela dhe nga kunata Albina.

Sipas policisë, kjo e fundit ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka goditur dy herë në kofshë. Policia është njoftuar nga i riu dhe Albina është shprehur se e ka plagosur kunatin për të mbrojtur të motrën.

Albina ka treguar se e motra zihej vazhdimisht me të fejuarin, duke filluar nga profili i Facebook e deri tek kthimet vonë të të fejuarit.

Sipas 18- vjeçares, ajo ka ndërhyrë që të mbyllte debatin mes motrës dhe kunatit, por kur sherri po bëhej më i ashpër, ajo e ka goditur me thikë, në mënyrë që të mbronte motrën e saj.

loading...