Kuleta e zgjuar ju tregon nëse e keni harruar dhe se ku e keni lënë (Video)

popo

Nëse e keni lënë në vend të pazakonshëm, e keni harruar në kafene apo ua kanë vjedhur, me kuletën e zgjuar mund të jeni më të qetë.

E quajtur “Woolet”, kjo kuletë që lidhet përmes Bluetoothit me telefon, lajmëron në disa mënyra se ku ndodhet: përfshirë lajmërimin me tingull në telefon, mesazhin, vendin se ku ndodhet dhe rrugën deri aty me anë të “lehjes” sikur qen derisa të gjendet vendi konkret, transmeton Telegrafi.

Përpos kësaj, kuleta që kushton 99 dollarë e lajmëron pronarin me vibrim, nëse është humbur telefoni.