Kuksiani bën trimin me policin: O të q*fsha motrën, hajde hiqi rrobat (Video)

fdgdgdNjë ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit pak minuta më parë, kur dy kuksianë kanë dhunuar dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’ju vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre BMW X5, Menjëherë pasi shikojnë policin rrugor, dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq. Situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar. Ndërsa njëri nga djemtë duke e shtyrë i ka kërkuar të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe duke e shoqëruar këtë kërkesë me sharje. Nuk ka ende një reagim nga policia që të qartësojë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.