Kujdes, xhami i veturës mund të shkaktojë kancer lëkure

loading...

Ekspertët përmes një studimi kanë njoftuar se xhami anash në veturë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën nëse është gjatë i ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë, transmeton lajmi.net
Hulumtuesit kanë marrur 14 makina nga marka të ndryshme të prodhuara që nga viti 1990 deri në vitin 2014, pothuajse të gjitha kishin të njejtin problem me xhamin anësor.
Studimi ka gjetur se xhami i përparmë i veturës kishte 96% mbrojtje ndaj rrezeve ultravjollcë përkundër 71% që kishte xhami anash.
Në përgjithësi vetëm 14% e makinave kishin ofruar siguri të lartë për mbrojtje nga rrezet ultravjollcë.
Ky efekt i rrezeve të dëmshme mund të ketë pasoja edhe për shëndetin e syve siç kanë treguar studiuesit.
Ekspertët kanë këshilluar që të aplikohen produkte për mbrojtje nga dielli, syze shumë të errëta për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme, apo xhamat e veturave të vishen me material të veçantë për mbrojtje nga rrezet ultravjollcë.

loading...

loading...