KUJDES! Shiko cka i ndodh këtij Turisti në Plazhin e Durrësit


Numri i kufizuar i tualeteve publike si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijojnë të shkaktojnë ndotje të ujërave detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.

Mjekët japin alarmin për shtimin e këtyre rasteve sidomos te fëmijët, pasi infeksionet te fëmijët janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Edhe pse raporti i publikuar për periudhën e majit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit i rendiste plazhet e Durrësit, Kavajës, Gjirit të Lalzit me cilësi uji shumë të mirë, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Dëshmitë e ndotjes në këto plazhe janë fëmijët, të cilët i drejtohen Urgjencës së Pediatrisë për shkak të infeksioneve që marrin në det. Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” është një nga institucionet e vetme që nuk merr pushime. Madje, për pushimet e verës, puna në këtë qendër spitalore është edhe më e madhe, sidomos për shërbimin e urgjencave.

Sipas mjekëve pediatër, janë me dhjetëra-qindra fëmijë që kthehen nga pushimet apo nga një fundjavë në plazh, me probleme në lëkurë por jo vetëm. “Këtë vit janë të shumtë fëmijët që u shfaqet herpes virus në lëkurë.

Fillimisht dalin si puçrra në dy-tri vende, por më pas përhapen në të gjithë trupin. Më të rriskuar janë fëmijët që kanë imunitetin e dobët”, tregojnë mjekët pediatër. Raste të tilla në Urgjencën e Pediatrisë, mes 250 fëmijëve që janë drejtuar për të marrë shërbim, kanë qenë 50-60 fëmijë në 24 orë
.0