Kujdes! Po vjen gripi australian, më i keqi në 50 vite

Mediat britanike kanë dhënë alarmin për afrimin e një virusi H3N2, i njohur si gripi australian. Sipas britanikëve ky është gripi më i frikshëm i cili do tv jetë më i keqi në 50 vite.

Deri tani janë zbuluar 100 mijë raste që janë prekur nga virusi H3N2, por ekspertët e shëndetësisë mendojnë se është e pashmangshme që ai të “mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar”. Sipas tyre, ky lloj i sëmundjes mund të marrë po aq jetë sa shpërthimi i tmerrshëm i Hong Kongut në vitin 1968, shkruan Top Channel.

Edhe shtypi italian paralajmëron se sezoni i gripit po afron, por shtypi italian përvijon një tablo shumë më pak dramatike. “Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017-2018”, sipas specialistëve të fqinjit tonë përtej Adriatikut. Vaksina e këtij viti ndryshon fare lehtësisht nga nga ajo e vitit 2016.

Në Itali fushata e vaksinimit do të nisë nga mesi I muajit tetor por mjekët thonë se nuk duhet nënvlerësuar sezoni I gripit.
Të dhënat e Institutit të lartë italian të Shëndetit tregojnë se, në periudhën 2016-2017, gripi mbërtheu në shtrat 5.5 milionë vetë, numri i rasteve të rënda ishte 162, ndërsa ai i vdekjeve 68.

Vaksina e prodhuar nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas gazetave britanike nuk do të jetë efikase kundër virusit “H3N2”. Ajo është krijuar në mars, në bazën e viruseve që ekspertët prisnin të jenë në qarkullim dhe shpërndahet në shtator.