Kujdes! Nuk mjafton i nxehti, Shqipëria goditet dhe nga rrufetë. Ja vendet ku duhet të ruheni

loading...

loading...

Si të mos mjaftonin temperaturat ekstreme dhe zjarret që kanë prekur thuajse gjithë territorin e vendit, në disa zona, problem janë bërë edhe rrufetë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së diel dhe të hënë, Veriu dhe Lindja e Shqipërisë ka pasur rrufe gjatë orëve të pasdites, të cilat janë burim shtesë për zjarre.

Në ditët në vijim pritet që ky aktivitet të vijojë, ndaj Instituti i Gjeoshkencave bën thirrje për të patur kujdes, sidomos në zonat malore.

Vala e të nxehtit afrikan që ka goditur Europën që prej javës së kaluar, sipas ekspertëve, është jashtë çdo norme.

Temperaturat e larta kanë sjellë situatë dramatike zjarresh përgjatë dy javëve të fundit në Europë.

Ndërkohë 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar 14 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 98 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 140 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë si dhe punonjës të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë

loading...