Kujdes nesër! Temperatura mbi 40 gradë C, ja zonat më të nxehta

Ditën e nesërme, sipas sinoptikëve, pritet që të kulmojë moti i nxehtë dhe i kthjellët në të gjithë vendin. Parashikohet që temperaturat të ngjiten mbi 33 gradë C në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb: Maksimumi në vend, do te ngjitet mbi 40 gradë C (Sot është shënuar 39.2 gradë C në Berat). Paditja, do të sjellë vranësira kalimtare në Veri dhe Qendër, ndërsa mot i kthjellet në pjesën tjetër të territorit.

Zona më e nxehtë do të jetë nga Elbasani ne Memaliaj (shtrirje Veri – Jug) dhe nga Çorovoda ne Fier (shtrirje Lindje – Perëndim).