KUJDES! Nëse e shihni këtë pajisje, mos e fusni kartën në bankomat! (VIDEO)

Kjo është pajisja Skimmer Card, e cila iu bllokua bullgarit Victor Eftimov mesditën e të dielës në bankomatin e një banke të nivelit të dytë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Siç shihet edhe me pamje, pajisja ka përafërsisht formën e bakomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj.

Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar të një klienti, të cilit i janë vjedhur të dhënat. Për këtë qëllim shërben një pajisje tjetër për prodhimin e kartave të bankave që posedohet nga keqbërësit.

Ky është bankomati i bankës se nivelit të dytë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u kap bullgari Viktor Eftimov.

Ai u kap në momentin që po hiqte pajisjen Skimmer nga bankomati.

I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet.

Pas ndalimit, Eftimov iu tha se e kishte blerë pajisjen Skimmer në tregun Çam. Por ky version nuk është besuar nga policia, e cila ka vënë re se pajisja ishte artizanale dhe se nuk ishte parë më parë në Shqipëri.

Bashkëpunëtor i Eftimovit u shpall në kërkim nga policia. Athanas Malev 25 vjeç, pas kërkimeve të oficerëve të krimeve, u zbulua se ai kishte kaluar në drejtim të Kosovës nga Morina. /Tv Klan/

Tiranë.Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.Gjatë orëve të fundit finalizohet operacioni policor i koduar "Skimmer 09" dhe goditet një rast i "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".Gjatë operacionit "Skimmer 09" arrestohet një shtetas bullgar dhe shpallet në kërkim një tjetër.Gjithashtu arrestohet një 18 vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.Sekustrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip "Volkswagen".Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor "Skimmer 09", arrestoi shtetasin bullgar :-K.E, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura "Skimmer", të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- Paisje skimmer- kapele me mbishkrim "Gucci"- aparat celularë- 2 karta banke- një sasi lekësh- copa teliU shpall në kërkim shtetasi tjetër bullgar A.M.Gjithashtu nga specialistët e narkotikëve u bë i mundur arrestimi i shtetasit :E.H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë.Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Yzberishtit në mjetin tip "Volkswagen", i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.- mjeti tip "Volkswagen"- 1 aparat celularë.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve bullgar K.E., dhe A.M., për veprat penale "Mashtrim kompjuterik", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike" dhe "Keqpërdorimi pajisjeve", parashikuar nga nenet 143/b, 293/b, 293/ç dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on Sonntag, 24. September 2017