Kujdes ndaj monedhës 2 euro! Humbja mund të jetë e madhe

loading...

loading...

Një klienti të hutuar, i cili nuk i kushton vëmendje restos teksa bën blerje, mund t’i duken si monedha 2 euro.
Por në fakt është një monedhë e një valute të huaj, monedhë prej 10 baht tajlandeze.
Gjithnjë e më shpesh monedhat e argjendta dhe të florinjta tajlandeze, përhapen si 2 euro në Itali, kryesisht në supermarketet e Napolit.
Është ky alarmi i dhënë nga Policia e Romës, ku në zonat turistike, janë sinjalizuar shumë raste të tilla, sidomos në pikun turistik në verë, për Krishtlindje, Vit të Ri dhe Pashkë, shkruan noa.al.
Një tjetër gjë që duhet ditur është fakti se në këmbimin valutor ka një humbje të madhe për konsumatorin, duke qenë se 10 baht tajlandezë, komentohen me 25 cent. /noa.al/

loading...