Kujdes! Mos i vendosni më këta përbërës në fytyrën tuaj

Në ditët e sotme, interneti ka një mori teknikash dhe këshillash të të gjitha llojeve sidomos për kujdesin ndaj fytyrës. Disa prej tyre mund të bëjnë mrekulli ndërsa disa të tjera jo dhe kjo varet nga lloji i lëkurës që keni.

Megjithatë në këtë artikull do iu paraqesim disa prej tyre që duhet t’i shmangni në mënyrë të menjëhershme.

Ujë i nxehtë

Ata njerëz që duan dushe të nxehta dhe me avull duhet të jenë të kujdesshëm sepse çdo gjë që mund të tejkalojë limitin mund të çojë në shumë probleme.

Vazelina
Njerëzit zakonisht përdorin vazelinë në mënyrë që të bëjnë lëkurën e tyre të butë dhe të lagur, por aplikimi i tepërt mund të çojë në më shumë pucrra dhe gjendje të thatë më vonë.

Pastë dhëmbësh
Njerëzit nga e gjithë bota kanë zakon të aplikojnë një pastë dhëmbësh në lëkurën e tyre. Por mund të ndodhi që pasta e dhëmbëve të shkaktojë acarim në një shkallë të lartë.

Peroksid hidrogjeni
Njerëzit nuk duhet ta përdorin peroksidin e hidrogjenit për të trajtuar aknet, pasi mund të çojë në inflamacion dhe në reagime të shumta të tjera alergjike në lëkurë.

Locion për trupin
Locioni për trupin nuk duhet të aplikohet kurrë në fytyrë sepse lëkura në trupin tuaj është më e trashë dhe më e qëndrueshme se ajo e fytyrës. Kjo do të thotë se locion trupi është më shumë aromatik se hidratues.