Kujdes me makinat luksoze në kryeqytet, ç’mund t’ju ndodhë te “Myslym Shyri”

Rruga Myslym Shyri vijon të mbetet problematike për sigurinë e makinave.

Dy mjete janë thyer dhe vjedhur në vlera të mëdha monetare para dy ditësh në rrugicën e quajtur “Kopështi 4 stinët” tek Myslym Shyri.

Njëri nga mjetet është një Mercedes CLS. Prej kohësh kjo zonë e Tiranës po përjeton vjedhje makinash, me sa duket nga një grup i organizuar vjedhësish të cilët kanë thyer një numër të madh makinash në muajt e fundit.