Kujdes, këto janë teknikat dhe maskimet që përdorin trafikantët për të tërhequr viktimat e tyre!

perdhunim-1-620x330-1-530x300

Autoritetet amerikane kanë ndërrmarrë një fushatë për të informuar dhe parandaluar të rinjtë rreth rreziqeve të trafikut njerëzor. Statistikat e reja tregojnë që ky është një fenomen në rritje dhe që vjen si pasojë e neglizhencës dhe mosinformimit.
Sipas tyre, trafikantët e qenieve njerëzore përdorin metoda dhe teknika nga më të ndryshmet për të manipuluar viktimat e tyre. Ata u afrohen djemve dhe vajzave të reja nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet bisedave pranë vedneve ku ata argëtohen dhe shkollohen apo edhe nëpërmjet lidhjeve familjare dhe shoqërore.
Iniciatorët fillestarë të kësaj fushate kanë përgatitur një listë me pesë maskimet që një trafikant përdor për t’u afruar me viktimat.
Pretenduesi– Ky është një person që pretendon të jetë një person i afërt si për shembull i dashuri, motra e madhe apo babai.
Personi që kujdeset– Kryesisht këtu klasifikohen ata njerëz që marrin përsipër të sigurojnë veshje, ushqim, një vend për të jetuar ose edhe objekte të luksit si telefona, çanta të shtrenjta etj. me qëllimin për të përfituar.
Premtuesi– Persona të tillë ju premtojnë një punë të mirë, një stil jetese shumë luksoz dhe pushime. Ndërkohë që vajzat dhe djemtë gënjëhen nga premtime të tilla, ata bëhen pjesë e rrjeteti trafikues.
Mbrojtësi– Dikush që përdor fuqinë fizike por edhe pushtetin për t’ju mbajtur nën kontroll.
Ndëshkuesi– Kur teknikat e mësipërme dështojnë, atëhere trafikantët kthehen në ndëshkues. Ata përdorin dhunën për të mos i lënë viktimat të arratisen