Kujdes, derisa nuk është vonë: Femra, mos injoroni simptomat e “vrasësit të qetë”

Kanceri i vezoreve gjithnjë e më shumë është i pranishëm midis fermave. Pothuajse 80 për qind e diagnostikojnë në fazën e fundit,raporton gazeta Kosova Sot.

Me rëndësi jetike është që simptomat t’i njihni herët, ja disa prej tyre

Ciklet e parregullta menstruale
Në bazë të studimeve, femrat më të vjetra se 55-vjeçare janë më të rrezikuara për zhvillimin e kancerit të vezoreve. Edhe vajzat që nuk e kanë pasur as ciklin e parë menstrual mund të jenë viktimë e kancerit të vezoreve.

Image

Fryerjet 

Fryrjet mund të ndodhin si pasojë e shumë arsyeve, prandaj kjo simptomë shpesh injorohet. Mirëpo, të ënjturat që mund të ngjasojnë me barkun e fryrë, janë shenjë urgjente për ta vizituar mjekun.

Kapsllëku i shpeshtë

Kapsllëku mund të jetë pasojë e shumë sëmundjeve, ndërsa që kanceri i vezoreve është një prej tyre. Duhet ta dini se kapsllëku është një nga simptomat më të vjetra dhe më të shpeshta për kancerin e vezoreve, dhe sidomos ndikon në sistemin tretës dhe në lukth.

Mundimet

Ndjenja e mundimeve të shpeshta, dhimbjet në stomak dhe humbja e shpejtë në peshën trupore, janë shenjë urgjente, që duhet ta vizitoni mjekun.