Kujdes çfarë shkruani në Facebook

loading...

loading...
Një tinejxher amerikan nga Oregoni ia ka bërë sherrin vetes, pas një postimi të panevojshëm në Facebook.

I riu me emrin Jacob Cox-Brown kishte shkruar se gjatë vozitjes në gjendje të dehur e ka goditur një automjet dhe ka ikur.

“Vozitje në gjendje të dehur… gjë klasike. Mirëpo, atij që ia kam goditur automjetin i kërkoj falje”, kishte shkruar në profilin e tij djaloshi duke ia lehtësuar punën policisë.

Dy “miq” të Jacobit e kanë raportuar në polici statusin e tij dhe zyrtarët policorë e kanë lidhur rastin me një raportim të një pronari se i është dëmtuar automjeti në parking.

Jacob Cox-Brown është arrestuar dhe akuzuar për vozitje në gjendje të dehur dhe dëmtim të pronës së huaj, ndërsa më 23 janar do të paraqitet në gjykatë. /LajmeOnline/

loading...