Kufoma në bunker, historia e trishtë e vajzës që u gjet me Agim Madanin


Detaje të reja janë zbardhur për gjetjen e kufomave të një mashkulli dhe një femre brenda një bunkeri në Tropojë.
Është pikërisht kushëriri i vajzës së rrëmbyer, të identifikuar me inicialet A.B që i ka shkruar redaksisë online të Jetaoshqef.al duke dhënë informacione të reja, që nuk diheshin më parë për viktimën femër në fjalë.

Në mesazhin që ai ka dërguar, thotë se Policia e Tropojës ka qenë në dijeni për rrëmbimin e vajzës, pasi vjehrri i motrës së saj ka denoncuar humbjen e vajzës në muajin prill dhe maj të vitit 2015. Kjo pasi vajza jetonte te shtëpia e motrës, duke qenë se familja e saj ishte shumë e varfër.
Ai gjithashtu thotë se është pikërisht neglizhenca e policisë që çoi në vdekjen e vajzës së rrëmbyer. Sikur të mos mjaftonte kjo neglizhencë, sipas tij, Policia, është tallur me personin që ka denoncuar duke i thënë: “Vajzën ta kanë marrë, por do ta sjellin prapë sa të mbarojë muaji i mjaltit”.
a