Ku shkojnë pasuritë e konfiskuara të kriminelëve? Projekt i ri në Shqipëri

Një ndër projektet më të reja dhe që do të vihet në zbatim shumë shpejt ka të bëjë me pronat e konfiskuara sipas ligjit anti-mafia.

Ky projekt i BE-së në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka si qëllim kryesor rregullimin e fondeve të ardhura prej këtyre aseteve. Dhe sipas këtij projekti ato do të shkojnë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, viktimave të dhunës dhe trafikut, si dhe çdo kategorie tjetër në nevojë.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “Ora News”, Drejtori i Agjencisë së pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Artur Kala, ka thënë se kjo është një praktikë që do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri.

Artur Kala ndër tjera tha:

Ky projekt është ndër më të rëndësishmit dhe i pari në Ballkan që do të financohet nga BE. Janë tre pasuri që janë vënë në dispozicion të këtij projekti: Një ndërtesë në Lushnjë, njësi tregtare në Fier si dhe një objekt banimi në Sarandë.”

Por, në Shqipëri më mirë se kudo tjetër e dimë që e thëna dhe e bëra janë shumë larg njëra-tjetrës.