Ku është këmba ime?: Tmerri i 21-vjeçares kur u zgjua nga koma (FOTO)

loading...

loading...

Një vajzë të re e kapi paniku kur u zgjua nga koma dhe zbuloi se mjekët i kishin prerë njërën këmbë.

21–vjeçarja Chey Alvarez, nga British Columbia e Kanadasë u pickua nga një merimangë, që e infektoi me një parazit mishngrënës.

Mjekët e vendosën atë në koma të induktuar për 10 ditë, ndërsa qëndroi për gati 2 javë në jetë me aparatura, pasi u diagnostikua me necrotizing fasciitis.

Siç shkruan e përditshmja “The Sun”, përcjell tvklan.al, prindërit e 21 – vjeçares besojnë se ajo u pickua nga një merimangë vdekjeprurëse.

Sëmundja u përhap me kaq shpejtësi, sa mjekët u detyruan të prisnin këmbën e së resë, që infeksioni të mos përhapej më tej.

Kur më në fund u zgjua në spital, ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe kërkoi për një stilolaps për të shkruajtur diçka.

“Më mungon një këmbë?”, ishte fjalia e parë që ajo i tha babait të saj.

Ky i fundit, duke folur për mediat rrëfeu frikën e madhe që kishte patur se e bija do të vdiste.

loading...