Kthen macen e ngordhur në helikopter 100 mijë eurosh

Capture

Artisti holandez Bart Jansen u shkatërrua shpirtërisht kur macja e tij, Orville, ngordhi. Më saktë dikush ia shtypi macen me makinë.

Por Jansen-i nuk ishte si çdo nejri i zakonshëm që do ta kishte futur macen në një kuti këpucësh, ose do ta kishte varrosur në kopshtin para shtëpisë. Ai bëri një gjë tjetër, e ktheu atë në helikopter.

Duke qenë se macja u shtyp keqazi nga një makinë, ajo u kthye në diçka të sheshtë e të butë. Jansen-i e mori, e balsamosi dhe e ktheu atë në një ‘mace-kopter’. Tashmë artisti mund ta shihte macen e tij të dashur në çdo kohë, madje edhe duke lëvizur nëpër hapësirën e shtëpisë së tij.

Jansen-i e kontrollonte mackën e tij me një telekomandë dhe kjo mackë shumë shpejt u vlerësua si një vepër arti me vlerë 100 mijë euro.