Kthehet Haye, i kërkon vëllezërit Klitschko

David-Haye2_1202569

Një vit pas pensionimit të tij sensacional nga boksi profesonist, boksieri britanik David Haye, ka vendosur që të rikthehet, me synimin për të ‘marrë’ njërën prej kokave të vëllezërve Klitschko.
Haye do të shënojë rikthimin e tij nga pensionimi më 29 qershor, një vit pasi vendosi të largohej nga boksi dhe më e çuditshme është se ai nuk e di emrin e kundërshtarit.

Sidoqoftë, ai do të kthehet në ring më 29 qershor, por jo ndaj Vitali apo Wladimir Klitschkos, për shkak se vëllezërit ukrainas kanë refuzuar që t’i përgjigjen ofertave të Hayes dhe trajnerit të tij Adam Booth, ndërsa ideja e Hayes tani është që të mposhtë dy boksierë të tjerë për të detyruar Klitschkot drejt një përballje mandatore.

Dhe, Haye thotë se një vit ka pritur konfirmimin e ekipit të Vitali Klitschkos për një duel, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur përkundër përmbushjes së kërkesave.

“Unë dua titullin e kampionit të botës përsëri në duart e mia. Unë kam shpresuar se Vitali do të ishte burrë i besës dhe do të kërkonte të luftonte ndaj meje pasi unë ashtu siç kërkoi ekipi i tij e kam mposhtur Derek Chisoran”.

“Ne kemi pritur, kemi pritur një telefonatë, por nuk ka ndodhur asgjë. Ne kemi dërguar disa email-a, por ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Në vend që të presim edhe një vit, unë dua që t’i kthehem ringut. Unë jam i kënaqur që jam rikthyer, pasi një vit është mjaft për të pritur dikë që t’iu telefonojë”, është shprehur Haye.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Haye dhe se nëse do të binden vëllezërit Klitschko për t’u përballur sërish me Haye, një vit e gjysmë pasi Wladimir Klitschko e mposhti me gjyqtarë britanikun në duelin zhvilluar në Gjermani.