Kryevepra akulli, duke punuar edhe 30 grade nen zero (video)

Prej ditësh sfidojnë të ftohtin dhe temperaturat polare, vetëm e vetëm për të kompletuar sa më shpejt një statujë akulli. Bëhet fjalë për një tufë kuajsh të gdhendur në borë. Artistët e palodhur në malet e Changchun të veri-lindjes së Kinës, kalojnë orë të tëra, duke punuar në kushte ambientale deri edhe të pamundura, me temperatura që zbresin deri edhe në 30 gradë nën zero.