Kryemurgesha serbe: Xhamitë janë të islamit, kishat të serbëve – ç’kanë për të mbrojtur shqiptarët në UNESCO?!

“Nënë” Makarije, udhëheqësja e manastirit të Sokolicës që gjendet afër Boletinit dhe kullës së heroit Isa Boletini, ka thënë se është absurditet që shqiptarët të kërkojnë të pranohen në UNESCO pasi s’kanë trashëgimi kulturore për të mbrojtur, shkruan Radio Kontakt Plus.

“Çfarë kanë për të mbrojtur ata kur nuk kanë asnjë monument kulturor, përveç xhamisë së Muratit dhe të Sinan Pashës në Prizren, të bërë nga Kisha e shkatërruar e Arkangjeleve të Shenjta?! Ata s’kanë monumente, pasi edhe këto dyja janë monumente të islamit”, ka thënë, “Nënë” Makarije për Blicin serb.

“Çfarë duan ata? Duan që t’i përvetësojnë objektet tona. Prandaj manastiret tona duhet të kenë ekstra-territorialitet”.

Ajo ka thënë se është e papranueshme dhe absurde që “ata që provuan t’i djegin objekte “tona” të shenjta tani do të jenë në ndonjë zyrë duke pretenduar që t’i ruajnë ato.