Kroos: Nuk ka dyshim që do ta fitojmë titullin në Bundesliga

kroos

Lojtarët e Bayern Munich më në fund kanë filluar të ndjejnë se ata do të fitojnë titullin e Bundesligës pas fitores me rezultat 3:2 kundër Fortuna Dusseldorfit.

Me tri fitore në nëntë ndeshjet e mbetura Bayerni i Mynihut edhe matematikisht do ta siguronte titullin, por mund ta festojë edhe më herët nëse rezultatet e ekipeve tjera dalin në favor të tyre.

“Nuk ka asnjë mëdyshje që ne do ta fitojmë titullin për këtë vit, neve na ka mbetur të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë mesfushori Toni Kroos për Skysports.

Por vetëm trajneri Jupp Heyncknes ende ka dyshime. “Ne nuk do të marrim urime nga askush derisa titulli të sigurohet edhe matematikisht”, ka thënë ai.