Kroçera madhështore ndalon në Sarandë, “tërbohen” qytetarët nga ajo që shikojnë

“MSC Poesia” është kroçer që ka ndaluar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Një vend që tërheq shumë ka qenë qyteti bregdetar për kroçera të ndryshme gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar, por nëse të gjithë prisnin që turistët t’i sillnin sado pak përfitime qytetit, krejt e kundërta ka ndodhur.

Nuk janë bërë vjedhje, jo, por më keq akoma. Banorët dhe pushuesit e Sarandës kanë filmuar momentin kur nga kjo anije gjigante zbrazen ujërat e zeza drejt e në det, pa pyetur nëse shumë pranë saj pushojnë qytetarët e tjerë që vizitojnë këtë zonë.

Të acaruar dhe tepër të irrituar, disa prej tyre kanë sjellë pamjet e turpshme pranë JOQ.al, ndërsa thonë se live gjithçka dukej edhe më keq se ajo që mund të shikojmë në video.

Po u dërgoj një video që tregon se si kroçera MSC POESIA derdh mbetjet e saj të neveritshme në breg të Sarandës, pak para se të largohej. Pamja është akoma dhe më e shëmtuar nga sa duket në video. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë?”, – shkruan një prej mesazhdërguesve.

Video