Krizë financiare, Lyon nxjerr në shitje yjet

loading...

lyon

loading...
Skuadra më e suksesshme franceze e dekadës, Olimpiku i Lionit po i drejtohet një rikonstruktimi të dhimbshëm, me të gjithë yjet që janë nxjerrë në shitje për të përmirësuar financat e dobësuara të klubit.

Lojtarë që kanë shkruar një epokë dhe që udhëhoqën ekipin drejt shtatë titujve kampionë radhazi në vitet 2001-08, si Lisandro Lopez, Gourcuff, Gomis apo Bastos pritet të largohet brenda janarit në klube të tjera të mëdha europiane, duke e bërë detyrën edhe më të thjeshtë për Paris SG në kampionatin francez.

Aktualisht, Lisandro Lopez, i cili mbërriti në klub në vitin 2009 për shumën rekord prej 24 milionë eurosh, pritet të transferohet brenda pak ditësh në Serinë A, me Juventusin që ka paraqitur një ofertë shumë më të ulët, por qe do te lejoje klubin francez te kurseje pagen tashme teper te larte per t’u perballuar.

Ish-milanisti dhe mesfushori i kombëtares francez, Yoann Gourcuff, duket pranë kalimit në kampionatin spanjoll, ku për kartonin e tij është interesuar Atletico Madrid. Aktualisht në vend të dytë, Atletico shpreson të sigurojë mesfushorin nëpërmjet një huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Punë ditësh kalimi i brazilianit Bastos në Bundesligë. Siç konfirmuan burime brenda klubit, ai ka gjetur një marrëveshje me Schalke 04 dhe brenda 2-3 ditëve të ardhshme, pritet të kalojë testet mjekësore e të hedhë firmën në kontratën e re.

Bamfetemi Gomis, qendërsulmuesi i kombëtares franceze, gjithashtu është drejt largimit, pasi nuk ka vlerësuar kritikat që kanë bërë drejtuesit e klubit në drejtim të tij.

loading...