Kriza vazhdon!

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, rrëzimi nga pozita e liderit në La Liga dhe humbja në finalen e kupës nuk janë të vetmet gjëra që Barca ka humbur këtë edicion.
Skuadra e Tata Martinos do të jetë deri në fund të edicionit edhe pa dy yjet e saj, Neymar dhe Jordi Alba. Dy futbollistët e Barcelonës do të të humbasin ndeshjet e këtij edicioni pas lëndimeve të pësuara ndaj Real Madridit.
Neymar kë lëndim në këmbën e majtë që do ta lë atë jashtë fushave së paku 1 muaj. Jordi Alba lëngon nga një lëndim në femurin e këmbën e djathtë, dhe rikthimi i tij nuk pritet të ndodhë këtë edicion.