Kritikohet lista e De Biasit: Luginën e kanë harruar në të gjitha aspektet, sonte ja vnun kapakun (Foto)


Futbollisti Mensur Limani ka reaguar pas publikimit të listës së De Biasit me 23 lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2016.
De Biasi ka lënë në shtëpi Herolind Shalën, Berat Gjimshitin, Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin.
Limani në Facebook ka shkruar se me lënien jashtë të Gjimshitit, e kanë lënë jashtë Luginën.
Gjimshiti është me prejardhje nga Presheva, dhe më përfshirjen e tij në Kombëtare Shqiptare, thuhej se tani ekipi kombëtar përfaqëson gjithë shqiptarët, pasi që edhe futbollistët vinin nga të gjitha trevat shqiptare.
“Ashtu siq na kan lën anash ne gjitha aspektet(luginen) kapakun ja vnun sonte marre pom vjen qe jom Shqiptare nuk e di si ka mundsi me ndodhë kjo 4 ndeshjet e fundit me kombtaren 360 minuta ndër më të mirët turp turp turp IDIOTA”, ka shkruar Limani në Facebook./Indeksonline/
r1

r2