Kris kënga për Thaçin: Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi (Video)


Rapsodit Nuredin Gashi, nuk i janë dashur më shumë se disa orë për ta nxjerr një këngë për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai i ka kënduar presidentit Thaçi dhe ndaljes së trenit propagandues serb. Për këtë këngë ai ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, duke thënë se i thura shpejt e shpejt disa vargje për presidentin Hashim Thaçi, duke prezantuar këngën e tij me titullin “Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi”.