Kripavret 2.3 mln njerez ne vit

loading...

Rreth 2.3 milion njerëz vdesin cdo vit në mbarë botën nga teprimi me sasinë e kripës që konsumojnë në ushqim. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish amerikanë. Kripa e tepërt shkakton infarkt iktus dhe probleme kardiovaskulare. Gati 65 përqind e popullsisë globale konsumon dyfishin e sasisë ditore të kripës së rekomanduar nga mjekët sasi që është 1.5-2 gram.Grupi i shkencëtarëve të “Harvard School of Public Health” në Boston paralajmërojnë të gjithë qytetarët të kenë kujdes sidomos me ushqimet e gatshme që merren nga supermarketet.“Konsumojmë sasi të mëdha kripe pa e kuptuar. Vetëm 20 përqind e sasisë së kripës marrim me vetëdije ndërsa pjesa tjetër e saj na mbërrin nga ushqimet e gatshme sidomos ato të marra nga ushqimet e gatshme” thuhet në studim.

loading...