Krimi makabër/ Vret gruan 8-muajshe shtatzënë dhe i merr fëmijën

loading...

loading...

Një 27–vjeçare është arrestuar në Brazil pasi akuzohet se ka vrarë një grua shtatzënë dhe më pas i ka nxjerrë fëmijën nga barku.

Suelen Coimbra do Carmo, dyshohet se e mashtroi 22 – vjeçaren Naiara Silva Costa, e cila ishte 8–muajshe shtatzënë, që të shkonte në shtëpinë e saj të martën e shkuar, duke i thënë se do t’i jepte një çantë me veshje dhe aksesore për beben e saj.

Në një akt shokues barbar, Carmo dyshohet se e drogoi, e vari dhe më pas e goditi atë me thikë, duke i nxjerrë nga barku foshnjen. Fëmija, nuk mbijetoi.

Autorja Suelen Coimbra do Carmo

Ai u gjet i mbështjellë me rroba dhe i hedhur në një lavaman brenda në shtëpi, raporton “Daily Mail”.

Sipas detektivit Azuen Magda Albarello, Carmo e ka pranuar vrasjen e nënës së re.

Viktima Naiara Silva Costa

Ajo mësohet se ka rrëfyer përpara autoritetet se e kishte njohur atë në rrjete sociale, pasi nëna e ardhshme kishte kërkuar ndihmë, për veshje për beben e saj. E akuzuara, raportohet se kishte pësuar një abort dy muaj më parë, pasi ishte ndarë nga partneri, i cili dyshohet se nuk e donte fëmijën.

loading...