Krimi e korrupsioni e lanë Kosovën pa liberalizim

loading...

loading...
Në emisionin Puls të KTV-së, me autor Mefail Bajqinovcin, u diskutua për izolimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Deputetja e LDK-së, Alma Lama, e ftuar në emision në cilësinë e anëtares së Komisionit për Integrim Evropian, ka shprehur mendimin e saj për mungesën e ministres se Integrimit, Vlora Çitaku, duke thënë se përfaqësuesit e qeverisë janë mësuar të dalin nëpër debate në emisione që nuk sfidohen.

Me tej, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Lama ka thënë se kriteret siç janë: lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë dështuar.

“Kosova ka hyrë në proces të dialogimit më Serbinë, nga i cili Serbia ka përfituar në mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, nga ky proces, Serbia ka përfituar si liberalizimin e vizave, statusin e kandidatit për BE, po përfiton nga marrëveshjet financiare, ndërsa Kosova nga këto bisedime nuk ka përfituar asgjë”, ka thënë Lama.

Sipas Lamës, Eurostati ka konstatuar se më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për azil në shtete e BE-së, që sipas saj, kushti kryesor për liberalizim është që të mos ketë kërkesa për azil.

“Ministrja Çitaku, pas marrëveshjes për MSA-në, ka deklaruar se Kosova do marrë pjesë në 22 programe nga të te cilat do të përfitonte miliona euro, por e vërteta është se nuk është as lista e këtyre 22 programeve andaj nuk ka asgjë prej kësaj pune, e kjo është dështimi i radhës i kësaj Ministrie. Unë gjatë takimit me Zonjën Lunacek kam biseduar dhe sipas saj edhe 3 vite nuk ka gjasa që të kemi liberalizim. Vet Lunacek na ka treguar”, ka thënë Lama.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk është në gjendje që ta kushtëzojë askënd sepse, sipas saj, “i kanë duart e lidhura nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”. /koha/

loading...