Krim makabër në Pogradec, burri vret me sqepar e thikë bashkëshorten e tij

Foto ilustruese.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin orët e para të ditës së sotme, ku një 49-vjeçar ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij po 49 vjeçe.

Krimi në familje ka ndodhur në fshatin Blacë, ku shtetasi Bashkim Mekolli ka qëlluar me sqepar fillimisht dhe më pas me thikë bashkëshorten e tij Demirka Mekolli. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe Mekolli është shoqëruar menjëherë në polici.

Çifti jetonte vetëm në banesë dhe deri tani nuk thuhen detaje të tjera për këtë krim makabër, por grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.