Krijon portrete me harta gjeografike

harta-portret-300x225

 

Një artist i ri ka krijuar një seri portretesh shumë të rralla sepse ai praktikisht i xjerr ato nga hartat. Ed Fairburn përdor relievet për të vizatuar tiparet njerëzore. 

“Kam nisur me portretet në harta gushtin e kaluar. Më pëlqen një mënyrë pune e tillë. Kam rregulla të ndryshme për harta të ndryshme. Zakonisht nuk pikturoj në sipërfaqet ku në hartë tregohen oqeane sepse aty nuk ke çfarë bën”, shprehet piktori për ‘Daily Mail’.“Kur kam nevojë për harta, shkoj në libraritë që kanë libra të vjetër dhe përzgjedh aty vendet që janë më të përshtatshme për një portret. Unë e kam studion plot me harta, por vetëm 10% të tyre përdor sepse të tjerat nuk më bëjnë punë për të krijuar një portret”, shton Fairburn .  <tch>harta-portret1-300x220