Krijesë e frikshme deti, filmohet për herë të parë kallamari “mostër” (VIDEO)

loading...

loading...
Një ekip japonez ka mundur të kapë kallamarin gjigand duke sjellë për herë të parë pamje filmime të tij nga fundi i Oqeanit Paqësor.
Misioni u organizua nga Muzeu Kombëtar Shkencor i Japonisë në bashkëpunim me NHK dhe me amerikanin Discovery Channel.
Kallamari gjigand, Architeuthis, është invertebrori më i madh i njohur si një “ndër misteret e fundit të oqeanit”.
Ekipi i përbërë nga shkencëtarë, pilotë, marinarë, inxhinierë filmuan, 9 km larg ishullit Chichi në veri të Oqeanit Paqësor, në një thellësi prej gjysëm kilometri.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqen imazhe të një kallamari gjigand, por filmimet e publikuara nga ky ekip, sjellin një kallamar të gjallë, ndryshe nga herët e tjera kur krijesa shfaqej e vdekur.
Në një video që po qarkullon sot në internet janë imazhet e këtij cephalopodi të argjendtë, me gjatësi mbi 3 metër që noton në errësirën e thellësi së ujrave të oqeanit.
Edhe pse më parë janë kapur kallamara me gjatësi mbi 10 metra, por jo të gjallë, dhe zbulimi i së fundmi zbardh shumë mistere të jetës nënujore. Shkencëtarët janë të lumtur duke u shprehur se duke studiuar jetën e këtij kallamari do mund të zbulojnë shumë të reja nga jeta nënujore.

SHIKO VIDEON:

loading...