Krijesa që ka tmerruar turistët në Zelandën e Re (Foto)

loading...

22-1-620x317

loading...

Një person është shokuar së tepërmi pasi zbuloi një krijesë tmerruese detare me sy të mëdhenj në një plazh të Zelandës së Re.
Ai është Martin Stehlik, nga Republika Çeke dhe ishte duke shëtitur me xhaxhanë e tij, George Plesky, kur pa gjallesën si peshkaqen me bisht të gjatë dhe e fotografoi atë.
Ai ka deklaruar për “The Northen Advocate” se: “Ishte shumë e çuditshme sepse ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, me sy të mëdhenj të zi. Ishte shumë e pazakontë”.
Mediet vendase shkruajnë se eksperti i Departamentit të Ruajtjes së peshkaqenëve, Clinton Duffy, ka deklaruar se krijesa është peshkaqen shirës që gjuajnë larg gjirit dhe shihen shumë rrallë pranë plazheve.
Bishti i tyre i gjatë shërben për të lënë pa mëndje prenë e tyre nën ujë, dhe për shkak të gojës dhe dhëmbëve të tyre të vegjël ata konsiderohen të parrezikshëm për njerëzit.

11-2

loading...