Krijesa misterioze

Një krijesë misterioze me “fytyrë të kalit, trupin e një derri dhe shputat e një arushe” është gjetur i ngordhur në një plazh të Uellsit Jugor.

Bisha e therur ishte gjetur nga qeni i Peter Bailey që ishte qitur në shëtitje në plazh.

27 vjeçi bëri fotografi të kafshës dhe ia dërgoi zyrtarëve të policisë.

Një zëdhënës më vonë bëri të ditur se kafsha e ngordhur ishte gjetur nga zagari i Peter Bailey.

Por Peter insiston se “përbindëshi” disa metra i gjatë nuk mund të jetë një qen.

“Kishte një pamje të neveritshme. Përshtypja ime e parë ishte që ai kishte një fytyrë të kalit, shputat e një ariu dhe trupin e një derri”, ka thënë ai. “Trupi i tij kishte filluar të dekompozohej dhe ka humbur shumicën e qimeve”.

Fotografitë e krijesës i kishte parë edhe Dr. Dan Forman, nga Universiteti i Shkencave në Swansea, i cili kishte teorinë e tij për Bishën e Tenby.

“Nga fotografia është vështirë të japësh ndonjë vlerësim, por duke gjykuar nga madhësia e trupit dhe shputave të tij, mund të them se ishte një vjedull”, ka thënë doktori Forman.